
Skuadrat e Kategorisë Superiore u kualifikuan të gjitha për në turin e dytë eliminator të Europa League dhe sot, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i turit të dytë.
Mbrëmjen e djeshme, organizatorët bënë ndarjen në vazo të skuadrave, duke përcaktuar kundërshtarët e mundshëm të ekipeve shqiptare. Kështu, Kukësi do të përballet me njërën mes gjermanëve të Wolfsburg, kroatëve të Hajduk Split dhe boshnjakëve të Zrinjski.
Tre kundërshtarët e mundshëm për Teutën janë spanjollët e Granada, qipriotët e Apollon Limasol dhe rumunët e Steaua Bukuresht.
Laçi, në turin e dytë mund të përballet me anglezët e Tottenham, izraelitët e Hapoel Beer Sheva dhe ukrainasit e Kolos Kovalivka.
Kukësi:
1. Wolfsburg (Gjermani)
2. Hajduk Split (Kroaci)
3. Zrinjski (Bosnjë)
Laçi:
Totenhem Hotspur (Angli)
Hapoel Ber Sheva (Izrael)
Kolos Kovalivka (Ukrainë)
Teuta:
Granada (Spanjë)
Apollon Limasol (Qipro)
Steaua Bukuresht (Rumani). (A2 Televizion)