Sot vaksinohen mësuesit në Durrës dhe Fier, shumë prej tyre skeptikë

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 07:15 | Aktualitet
Sot vaksinohen mësuesit në Durrës dhe Fier, shumë prej tyre

Nis sot procesi i vaksinimit të mësuesve në qarqet e Durrësit dhe Fierit. Teksa vaksina po ruhet në kushtet e duhura, mjediset e përzgjedhura do të jenë palestra e salla të mëdha, të shpërndarë në të gjithë territorin, bazuar kjo edhe në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por para marrjes së saj shumë mësues janë shprehur skeptikë pas vendimit të disa shteteve evropiane për pezullim të procesit në lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut te disa persona.

Vetë kompania, nëpërmjet një deklarate pohoi se rastet në fjalë nuk lidhen me vaksinën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos