
Propozimet e 11 kryebashkiakëve socialistë për caktimin e vendndodhjes së qendrave të votimit në ndërtesa private kanë sjellë pakënaqësinë e opozitës.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ngriti shqetësimin e përfshirjes politike të institucioneve propozuese.
“KQZ dhe komisioneri në këtë rast përballet me një situatë të pazakontë kur pothuajse 100% të organeve të qeverisjes vendore dominohen nga përfaqësues të emëruar të së njëjtës forcë politike”, tha Kaso.
Si shembull që ka ngjallur dyshime, Kaso mori rastin e Kamzës.
“Më duket e papranueshme që në qendër të qytetit të Kamzës ku ndodhet Pallati i Kulturës, nuk paska asnjë ambient publik që të shërbejë si qendër votimi, por duhet vajtur në një ambient privat”, shtoi Ivi Kaso.
Për shkak të afatit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi miratoi propozimet e bashkive, por vetëm formalisht.
“Sot është afati i fundit i përgatitjes së listës së zgjedhësve. Këto qendra votimi për formalitet do t’i kalojmë vendndodhjet sipas projekt aktit”, tha Ivi Kaso.
Kryekomisioneri iu la afat 1 javor kryetarëve dhe nënkryetarëve të KZAZ-ve për të bërë verifikimin në çdo qendër votimi të propozuar. (A2 Televizion)