
PSG godet i pari. Kampionët e Francës, të udhëhequr nga një Kylian Mbappe fantastik, fituan 3-2 në Mynih ndaj Bayern, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions League.
Ylli i PSG shënoi që në minutën e tretë të takimit, ndërsa kapiteni Marquinhos dyfishoi rezultatin në minutën e 28.
Bayern zgjohet në minutën e 37, kur Choupo-Mouting shënoi me kokë, duke ngushtuar diferencën. Në pjesën e dytë, Muller barazon gjithçka dhe Bayern hidhet në sulm për golin e fitores (60’).
Por, ishte sërish Mbappe që shënon në portën e Neuer, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm parizianëve në kuadër të ndeshjes së kthimit.
Edhe Chelsea hedh një hap të sigurt për në raundin tjetër, pas fitores 2-0 ndaj Portos, në transfertë. Golat për "Blutë" e Londrës u shënuan nga Mount dhe Chillwell. (A2 Televizion)