GABRIEL VERON - Sulmuesi 18-vjeçar i Palmeirasit ka tërhequr vëmendjen e Manchester United, të cilët janë të gatshëm të sjellin brazilianin në “Old Trafford”. Veron është cilësuar si “Neymar i ardhshëm”. Klauzola e tij është 53 milionë euro. Ai ka shënuar 10 gola në 35 ndeshje për klubin në të gjitha kompeticionet.
EDUARDO CAMAVINGA - Ylli 18-vjeçar i Rennes është në interesin e Real Madrid dhe Bayern Munchen. Megjithatë, vlera francezit është prej më shumë se 50 milionë euro.
PEDRI - Katalanasit afruan mesfushorin nga Las Palmas në 2019 për 4 milionë euro. 18-vjeçari gjithashtu u bë pjesë e Spanjës për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës, i cili luajti tre ndeshje kundër Greqisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës.
JUDE BELLINGHAM - Kur shikon Bellingham të luajë, është e pamundur ta besosh që është 17 vjeç. Ai është transferuar te Borussia Dortmund nga Birmingham City për vlerën e 30 milionë eurove. Një mesfushor i kompletuar, i cili mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për Anglinë në të ardhmen.
JAMAL MUSIALA - Musiala zgjodhi për të përfaqësuar kombëtaren Gjermane përpara Anglisë. Ai u transferua nga të rinjtë e Chelsea në 2019 nga Bayern Munchen. 18-vjeçari është duke shkëlqyer në Bundesliga, duke shënuar gola brilantë.
YOUSSOUFA MOUKOKO - 16-vjeçari Moukoko u bë lojtari me moshën me të vogël që luan në kampionatin gjerman, duke zëvëndësuar Erling Haaland në minutën e 85, vetëm 1 ditë pasi mbushi 16 vjeç. Në dhjetor ai theu rekordin, duke u bërë edhe shënuesi më i ri në moshë në Bundesliga, në ndeshjen kundër Hertha Berlin.
GIO REYNA - Një lojtar dinamik, 18-vjeçari ka treguar klasin e tij në ndeshjen ndërkombëtare, duke shënuar kundër Irlandës së Veriut. Për Borussia Dortmund ai kombinohet shumë mirë me Haaland dhe Sancho.
ANSU FATI - 18-vjeçari Fati u bë shënuesi më i ri në moshë në vitin 2019. Sulmuesi kishte 5 gola në 10 ndeshje përpara dëmtimit të tij kundër Real Betis, në nëntor. Gjithashtu, ka luajtur 4 herë me kombëtaren e Spanjës.
RYAN GRAVENBERCH - Gravenberch është një nga lojtarët më të mirë që Holanda ka nxjerrë vitet e fundit. 18-vjeçari ka shkëlqyer te Ajax këtë sezon. Vëmendja e tij erdhi pas një goli spektakolar kundër Midtjylland në Champions League.