De la Fuente “me dhimbje koke”, humb Pedrin

Nga Dea Kozma
6 Korrik 2024, 20:22 | Live Euro 2024

De la Fuente “me dhimbje koke”, humb Pedrin

Mesfushori i Spanjës, Pedri, ka mbyllur aventurën e tij në Europian.

Futbollisti u dëmtua në ndeshjen ndaj Gjermanisë pas një ndërhyrje të Toni Kross dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Francës, por edhe për finalen, në rast se kualifikohen.

Pas ekzaminimit, rezulotoi se futbollisti i Barcelonës, ka pësuar një ndrydhje të brendshme të gjurit dhe duhet të qëndrojë  jashtë fushës së blertë për minimumi 3 javë dhe më pas mund të nis fazën e rikuperimit.

Në rast të një suksesi ndaj Francës, edhe finalen, Pedri duhet ta ndjek nga tribuna ndërsa trajneri De la Fuente ka nisur që tani të bëjë llogaritë pa mesfushorin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos