Gjeorgjia shkruan historinë, Turqia kualifikohet në kurriz të Republikës Çeke

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 23:15 | Live Euro 2024

Gjeorgjia shkruan historinë, Turqia kualifikohet në kurriz të

Gjeorgjia ka bërë surprizën më të madhe të këtij Europiani. Skuadra që erdhi nga play-off i Ligës C në Ligën e Kombeve siguroi një fitore historike ndaj Portugalisë 2-0, duke u kualifikuar në turin tjetër në fazën me eliminim direkt të turneut.

Ekipi gjeorgjian kaloi shpejt në avantazh me Kvaratskhelian, që në minutën e dytë të sfidës, dhe pastaj u mbrojt me rregull, duke thumbuar me kundërsulme. Nga një aksion i tillë i shpejtë erdhi penalltia me të cilën Mikautadze dyfishoi shifrat.

Ndërkohë, Turqia mposhti Çekinë mbrëmjen e sotme me rezultatin 2-1, në një përballje emocionuese që i siguroi kualifikimin skuadrës së Vincenzo Montella dhe dërgoi në shtëpi çekët.

Barak la Republikën Çeke me 10 lojtarë në minutën e 20, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 51 ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën, ndërkohë që çekët nuk u dorëzuan duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Soucek.

Për të “vulosur” kualifikimin e turqve mendoi Tosun në minutën e 94. Në përfundim të duelit pati edhe përplasje mes lojtarëve, të cilët u tradhtuan nga nervat.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos