Shqipëria do të luajë sot për historinë ndaj Spanjës, në ndeshjet e tretë në grupin B të Euro 2024. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Dyseldorf, i cili pritet të vishet kuqezi në mbrëmje.
Gazetari i A2 CNN, Erald Kodheli raporton se në stadiumin me 47 mijë vend, 30 mijë pritet të jenë shqiptarë. Ndërkohë, në qytet pritet të grumbullohen mbi 100 mijë shqiptarë, të cilët do të ndjekin ndeshjen e më pas do të jenë gati për një festë gjigante, e cila do të zgjasë gjatë gjithë natës nëse kuqezinjtë do të arrijnë të triumfojnë.
Ndërkohë, sa i përket formacionit me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushë, Sylvinho ende ka dilema dhe nuk mund të themi me siguri se kush do të jenë 11 kuqezinjtë që do të përballen me “furinë e kuqe”. Rreshtimi pritet të jetë 4-2-3-1. Sylvinho pritet të bëjë të paktën 3 ndryshime nga formacioni që barazoi me Kroacinë: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Balliu; Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani; Broja.
Sa i përket Spanjës, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka vendosur të bëjë një rotacion të plotë të skuadrës së tij për ndeshjen e fundit në grup kundër Shqipërisë.
Sipas gazetës spanjolle “Diaro As” në portë do të luajë portieri i Arsenalit, David Raya. Në mbrojtjen me katër janë rreshtuar Navas, Vivian, Laporte dhe Grimaldo. Para tyre janë vendosur Zubimendi dhe Marino, ndërsa Joselu kryeson sulmin, i ndihmuar nga Oyarzabal, Dani Olmo dhe Ferran Torres. (A2 Televizion)