Show në Hamburg, modelja kroate "çmendi" tifozët në stadium

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 12:20 | Live Euro 2024

Atmosfera e krijuar nga tifozët në tribuna, në sfidën Kroaci-Shqipëri, ishte një nga më të zjarrtat e këtij Europiani. Dy tifozeritë marshuan thuajse së bashku drejt Volksparkstadion, ndërsa më herët kishin treguar “vëllazërinë” shqiptaro-kroate edhe në rrugët, baret dhe ‘fan-zonat’ e Hamburgut.

Por një tifoze speciale, mes të gjitha vajzave bukuroshe në tribuna ka rrëmbyer vëmendjen, ashtu siç ajo e ka zakon në sfidat ku luan kombëtarja e Kroacisë.

Ivana Knoll u shfaq sërish në tribunë, e veshur me ngjyrat bardhekuq të kombëtares ballkanase dhe dukej në formë të shkëlqyer.

Modelja është një nga tifozet më të zjarrta kroate dhe “pushton” skenën sa herë që nisin kompeticionet e mëdha si Botërori dhe Europiani. Ivana u bë kryefjalë e mediave gjatë Botërorit të kaluar që u luajt në Katar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos