Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Zvicrës dhe Skocisë e vlefshme për Grupin A të Europianit Euro 2024.
Skocezët arritën të shënin të parët me Tominay që në minutën e 13 të takimit, por zviceranët reaguan menjëherë duke barazuar me Xherdan Shaqirin i cili tashmë bëhet një rekordmen i vërtetë.
Dhe është një gol që ka vendosur një rekord të pabesueshëm për ish-lojtarin e Liverpool-it, të cilin as Cristiano Ronaldo nuk e ka arritur. Shaqiri, 32 vjeç, qëndron i vetëm si lojtari që ka shënuar në tre Kampionatet e fundit Evropiane dhe Kupat e Botës.
Në Kupën e Botës 2014, Shaqiri shënoi një kundër Hondurasit për të filluar serinë e jashtëzakonshme të turneve të shënuara. Ai e pasoi atë me një nga golat e turneut në Euro 2016, një goditje mahnitëse kundër Polonisë. Turneu i tretë radhazi i Shaqirit me një gol erdhi në Kupën e Botës 2018 ku ai shënoi në fitoren 2-1 ndaj Serbisë. Anësori zviceran shtoi tre gola në Euro 2020, dy kundër Turqisë dhe një tjetër kundër Spanjës.
Serbia ishte pritësja fatkeqe e një tjetër goditjeje të Shaqirit në Botërorin 2022, në një tjetër ndeshje ku Zvicra fitoi. Dhe kjo seri e pabesueshme e golave në turnetë kryesore gjashtë radhazi u përfundua të mërkurën kundër Skocisë në Këln.
Pas këtyre rezultateve, Gjermania renditet e para me 6 pikë, Zvicra me 4 pikë, Skocia me 1 dhe Hungaria 0. (A2 Televizion)