Skena të pabesueshme, por për t’u duartrokitur nga të gjithë, vijojnë të dhurojnë tifozët shqiptarë në Gjermani.
Në një video të siguruar së fundmi nga A2 CNN, tifozëve shqiptarë me muzikë popullore i janë bashkuar edhe kroatë, por dhe gjermanë në St. Pauli.
Pavarësisht se ndeshja me Kroacinë është mbyllur në barazim 2-2, ky rezultat nuk ka ndikuar aspak te tifozët, të cilët vijojnë të festojnë bashkë me kroatët, ndërsa tashmë atyre iu janë bashkuar edhe vendasit. Me birra në duar, ata ia kanë marrë valles në rrugët e Hamburgut. (A2 Televizion)