Nedim Bajrami u bë pjesë e historisë së Kampionateve Europianë me golin më të shpejtë, pas vetëm 23 sekondave ndaj Italisë, ndërsa tashmë pjesë e historisë është bërë edhe Klaus Gjasula.
Mesfushori kuqezi ishte protagonist absolut në barazimin dramatik 2-2 ndaj Kroacisë. Sipas faqes së statistikave OPTA, Gjasula u bë lojtari i parë zëvendësues në histori që arriti të shënojë në të dy portat duke u bërë protagonist i ndeshjes.
Mesfushori 34-vjeçari realizoi autogol në avantazhin e Kroacisë, ndërsa në minutat shtesë realizoi golin e barazimit për Shqipërinë. (A2 Televizion)