Ka përfunduar me rezultatin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Holandë-Angli, e vlefshme për gjysmëfinalet e “EURO 2024”.
Xavi Simmons shënoi i pari, që në minutën e shtatë të ndeshjes, me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Por, në minutën e 18 erdhi kundërpërgjigjja angleze, me një penallti të Harry Kane.
(A2 Televizion)