Stuhi dhe rrufe, arbitri ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2024, 21:44 | Live Euro 2024

Stuhi dhe rrufe, arbitri ndërpret ndeshjen Gjermani-Danimarkë

Ndeshja Gjermani-Danimarkë është ndërprerë në minutën e 36 pasi një rrufe e shkarkuar në afërsi të stadiumit të Dortmundit bëri që arbitri të vendoste se do ishte më mirë që lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Zhurma e fortë duket se e trembi gjyqtarin anglez Michael Oliver, i cili drejtoi të dyja skuadrat fillimisht pranë stolave të tyre dhe më pas në dhomat e zhveshjes.

Disa sekonda më vonë, filloi një rrebesh i rrëmbyer.

Pas rreth 20 minutash të strehuar në dhomat e zhveshjes, arbitri vendosi rifillimin e ndeshjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos