Super Austria i shënon 3 herë Polonisë, Lewandowski nuk le asnjë shenjë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 19:48 | Live Euro 2024

Super Austria i shënon 3 herë Polonisë, Lewandowski nuk le

Austria merr 3 pikët e para dhe tregon se është një pretendente e vërtetë në grupin e ferrit për të kaluar në fazën e 1/8.

Pas humbjes minimale 1-0 ndaj Francës, austriakët fituan bindshëm 3-1 në përballjen me Poloninë, që edhe njëherë tregoi se epoka e lojtarëve që ka në dispozicion tashmë ka përfunduar.

Austria shënoi e para në që në minutën e nëntë me Trauner, por polakët reaguan dhe kthyen baraspeshën  në të 30-ën me Piantek.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, por Austria tregoi se ishte më kërkuese dhe shtoi sulmet në portën e kundërshtarëve.

Në minutën e 66 vjen dhe goli i avantazhit me Baumgartner, teksa Arnautoviç vuloi fatin e këtij takimi nga pika e bardhë.

Në këtë ndeshje pati dhe për Lewandowskin, i cili përveç një kartoni të verdhë nuk la asnjë statistikë tjetër.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos