Barcelona vijon të jetë e pamposhtur në vitin 2025.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka mposhtur 4-1 Gironën dhe kthehet e vetme në krye të renditjes së kampionatit spanjoll, shkruan A2.
Lewandowski me dy gola ishte heroi i ndeshjes për katalanasit.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 66 pikëve, 3 më shumë se Reali i vendit të dytë. (A2 Televizion)