Everton publikon golin spektakolar të Brojës... në stërvitje

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 15:53 | Futboll

Everton publikon golin spektakolar të Brojës... në stërvitje

Çdo ditë e më shumë shtohen dilemat për trajnerin David Moyes nëse duhet të përfshijë nga minuta e parë në derbin ndaj Liverpoolit sulmuesin shqiptar Armando Broja.

Futbollisti i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin dhe luajti në ndeshjet e marsit të Kombëtares shqiptare, shkruan A2.

Paraqitjet e tij ndaj Anglisë dhe Andorrës duket se kanë kthyer në formë Brojën, pasi ai ka rifilluar që të argëtojë edhe shokët e skuadrës në stërvitje.

Nuk është aspak rastësi që vetë klubi anglez ka publikuar në rrjetet sociale një gol në stërvitje të Brojës. Në video shihet Broja që dërgon topin në rrjetë me një prekje klasi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos