Barazimi me Vllazninë ishte një gjysmë feste për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë në fuqi ruajtën kreun e renditjes, me 55 pikë, një më tepër se Dinamo ndjekëse, duke u bërë matematikisht skuadra e parë që siguron “Final Four”.
Me 15 pikë distancë nga Elbasani i vendit të pestë, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit të rregullt, rrogozhinasit janë të pakapshëm prej përballjeve direkte.
Gjithsesi, objektivi mbetet mbrojtja e kreut, sepse vendi i parë i jep avantazh në përballjet mes ekipeve të katër vendeve të para, që më pas do të luftojnë për titullin kampion. (A2 Televizion)