Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet në fushë për startin e kualifikueseve të Botërorit 2026. Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho u paraqitën në seancën e parë.
Binte në sy prezenca e sulmuesit, Armando Broja i rikthyer nga dëmtimi i rëndë që pësoi me Evertonin në Premier Ligën angleze. Përkrah23-vjeçarit ishin edhe disa prej yjeve të tjerë kuqezi. Nga Asllani e Ismajli, për të vijuar me Ramadanin, Muçin dhe Qazim Laçin.
Nga 26 të grumbulluarit për ndeshjet e para, nën urdhërate Sylvinhos u vendosën vetëm 13 prej tyre, pra vetëm gjysma. Duke qenë se grupi pritet të plotësohet në orët në vijim, pas angazhimeve të fundjavës që shumë futbollistë kishin me ekipet e tyre, në stërvitjen e parë grupit i’u shtuan disa lojtarë të kampionatit.
Të pranishëm nën urdhrat e stafit të Kombëtares ishin Bytyçi i Partizanit, por edhe ish-lojtarët e Shpresave kuqezi si Gjumsi i Tiranës, Toma i Teutës dhe Ismaili i Vorës.
Kombëtarja do të debutojë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 në datën 21 mars, përballë Anglisë në Wembley. Ndërkohë, më 24mars, kuqezinjtë do të luajnë në shtëpi përballë Andorrës, që në letër cilësohet si një prej kundërshtarëve më të dobët. (A2 Televizion)