Rey Manaj ka gjetur golin e radhës në Turqi disa ditë pas dëmtimit të frikshëm që pësoi në kokë.
Sulmuesi i Kombëtares jep kështu sinjale pozitive para ndeshjes me Anglinë, që do të luhet më 21 mars, shkruan A2.
Manaj shfrytëzoi si duhet një top të mbetur në zonë, në minutën e 58, dhe shënoi ndaj portierit të Kosovës, Visar Bekaj, në ndeshjen që Sivaspor humbi 3-2 në transfertën ndaj Hatayspor.
Kjo ndeshje kishte vlerë për javën e 28 të Superligës turke. Manaj ka shënuar 8 gola gjatë këtij sezoni. (A2 Televizion)