Kategoria Superiore, pretendentët “u falin” pikë ekipeve të rrezikuara

Nga Erald Kodhelaj
17 Mars 2025, 11:42 | Futboll

Kategoria Superiore, pretendentët “u falin” pikë ekipeve

Dinamo dhe Partizani nuk shkuan më tepër se barazimet në sfidat përballë Elbasanit dhe Teutës. Blutë u kënaqën me rezultatin 1-1, teksa të kuqtë e mbyllën në shifrat 0-0 ndeshjen zhgënjyese në Arenën e Demave.

Dy ekipet e zonës “Final Four” vijuan trendin e skuadrave pretendente, si Egnatia dhe Vllaznia, me rrogozhinasit që barazuan me Tiranën, ndërsa shkodranët u mundën në shtëpi nga Skënderbeu.

Rezultate që ngrenë dyshime për faljen e pikëve në luftën për mbijetesë, ku me katërt vendet e para thuajse të garantuara, gara vijon vetëm për qëndrimin në elitë. Në barazim pa gola përfundoi edhe dueli direkt për mbijetesë ndërmjet Bylisit dhe Laçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos