
Një vajzë 19-vjeçare është midis tre personave që humbën jetën gjatë festimeve të Kupës së Botës në Mexico City të martën.
Një grua 48-vjeçare dhe një burrë 44-vjeçar vdiqën gjithashtu nga mbytja si pasojë e mungesës së oksigjenit, pasi turmat u derdhën në kryeqytet për të festuar triumgin 2-0 ndaj Ekuadorit.
Autoritetet e qytetit raportuan se edhe një burrë 30-vjeçar vdiq gjithashtu në një krizë epileptike.
Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë, kryesisht rreth monumentit të Engjëllit të Pavarësisë në qendër të qytetit, për të shënuar fitoren e parë të vendit në Kupën e Botës në fazën me eliminim direkt që nga viti 1986.
Kryetarja e bashkisë, Clara Brugada, shprehu "ngushëllimet e saj më të sinqerta" për familjet e viktimave dhe premtoi mbështetje në ditët në vijim. (A2 Televizion)