Olise asiston, Mbappe shënon. Franca e pandalshme ndaj Suedisë

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 08:24 | Futboll

Olise asiston, Mbappe shënon. Franca e pandalshme ndaj Suedisë

Kylian Mbappe u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, ndërsa Franca mposhti Suedinë me rezultatin 3-0 për të kaluar në 1/8 e finaleve, ku do përballet me Paraguain.

Një gol në secilën pjesë e çoi Mbappen në 10 gola në fazën eliminatore, ndërsa tani ai ndan kryesimin në garën për Këpucën e Artë në këtë turne me Lionel Messin e Argjentinës, me të dy nga gjashtë gola.

Një pozicion jashtë loje i mohoi Mbappes një gol hapës në minutën e 20-të përpara se ai të godiste shtyllën kur krosi i ulët i Jules Koude e gjeti sulmuesin me portën e boshatisur, shkruan A2.

Minuta më vonë, Michael Olise goditi shtyllën me një goditje të guximshme me gërshërë nga brenda zonës, përpara se Ousmane Dembele ta dërgonte jashtë topin e që i shkoi në këmbë.

Portieri suedez, Jacob Widell Zetterstrom, i frustroi francezët me një sërë pritjesh të shkëlqyera, por nuk ishte i fuqishëm ta ndalte Mbappen fund të pjesës së parë.

Suedia duhet të kishte barazuar menjëherë, por Elliot Stroud nuk gjeti rrjetën pas një rrëmuje në zone.

Ky ishte kulmi i rezistencës së Suedisë, teksa tetë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Bradley Barcola u shërbye nga Olise dhe dyfishoi rezultatin.

Mbappe shënoi të dytin në minutën e 74-të, pas një tjetër pasimi të shkëlqyer të Olise, dhe e kaloi topin përtej Widell Zetterstrom.

Gyokeres duhej të kishte shënuar një gol të vonë për suedezët, por sulmuesi i Arsenalit u ndal nga portieri francez Mike Maignan.

Paraguai, i cili mposhti Gjermaninë me penallti të hënën, do të jetë kundërshtari i radhës i Francës në Filadelfia të shtunën, më 4 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos