“Rama nuk e ha vitin”, paralajmëron gazetari: Qeveria nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 21:49 | Politikë

Gazetari Bledian Koka paralajmëroi se qeveria e Edi Ramës do të rrëzohet brenda 6 muajve.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koka u shpreh se panorama e sotme i përngjan asaj të vitit 1989, ku qeveria po zvarritet dhe është në agoni.

Sipas gazetarit narrativa ka humbur dhe qeverisja është delegjitimuar në sytë e popullit.

Protesta ishte goditja finale e cila do duhet të finalizohet patjetër, edhe për shkak të asaj që po ndodh edhe në mënyrë rajonale, edhe për shkak të mesazheve që do të duhet të vijnë së shpejti nga SHBA, dhe për shkak të faktit që sepse kjo është një qeveri e delegjitimuar, në agoni totale. Po marr si shembull: Unë mendoj që Shqipëria sot është fiks në vitin 89’, ku qeveria e Ramiz Alisë alias Edi Ramës, mund të bjerë sot apo maksimumi pas 6 muajsh. Por më shumë se kaq…Narrativa ka mbaruar, deligjitimimi në sytë e popullit ka ndodhur, vetëm agonia dhe zvarritja mund të shkojë në logjikën time politike jo më shumë se 6 muaj”, tha Koka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos