Champions League, sot shansi i fundit për City, Inter dhe Milan duan top 8

Nga A2 CNN
29 Janar 2025, 15:34 | Futboll

Champions League, sot shansi i fundit për City, Inter dhe Milan duan top 8

Sot në mbrëmje e gjithë vemendja është në arenën e madhe të Champions League ku do të luftohet gjithçka për gjithçka. Manchester City luan ndeshjen e sezonit përballë Club Brugge që ka 21 ndeshje pa u mundur, megjithatë për qytetarët nuk ka justifikime dhe synimi i vetëm mbetet një vend në zonën e Play Offit.

“Ne duhet të shënojmë gol në 20 minutat e para por e di që është e vështirë përballe një skuadre si Klub Bruzh. Detyra jonë është vetëm të fitojnë pasi nëse nuk e bëjmë, nuk mund të vazhdojmë këtë kompeticion. është një sfidë që duhet ta kalojmë”, tha Pep Guardiola, trajner i Manchester City, shkruan A2 CNN.

Inter dhe Milani nga ana tjetër kanë detyrë të blindojnë një vend në top 8 skuadrat më të mira. Inter përballet me Monakon në San Siro ndërsa Milani sfidon Dinamon e Zagrebit në Kroaci. 

“Nuk mund të bëjmë llogari pas një ecurie të shkëlqyer. Na mungon vetëm një hap i fundit dhe duam ta bëjmë kundër Monaco-s, që është një kundërshtar i shkëlqyer, me lojtarë ofensivë shumë të mirë dhe një lojë të organizuar sulmuese. E respektojmë shumë Monacon”, tha Simone Inzaghi, trajner i Interit.

“Nuk duhet të shikojmë shumë larg. T’i kalojmë shkallët një nga një, ndryshe pengohemi. Ka shumë aspekte në lojë ku skuadra duhet të përmirësohet. Ka raste kur bëjmë mirë, ka raste të tjera që ndodh e kundërta. Trajnerët kërkojnë gjithmonë perfeksionin. Po punojmë që në fund të sezonit të arrijmë objektivat që kemi. Tani duhet të mendojmë vetëm për të fituar ndaj Dinamo Zagreb”, tha Sérgio Conceição, trajner i Milanit.

Edhe Real Madrid e Juventus kanë një detyrë të vështirë pasi aktualisht janë në vendin e 16 dhe 17 në klasifikim. Për dy ekipet, detyrim është vetëm fitorja. Madrilenët laujnë me Brest ndërsa bardhezinjtë sfidojnë Benfikën.

“Pavarësisht vështirësive, situata është e mirë. Shumë njerëz harrojnë që ende kemi lojtarë të dëmtuar. Nuk jemi ende në nivelin tonë më të mirë, por jemi shumë afër. Të gjithë e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë dhe jemi përmirësuar si ekip. Kam besim te djemtë e mi”, tha Carlo Ancelotti, trajner i Real Madrid, shkruan A2 CNN.

“Do të hyjmë në fushë pa bërë llogari dhe me synimin për të fituar ndeshjen. Përballemi me një ekip të madh, me lojtarë me përvojë dhe fitues. Ne luajmë përpara publikut tonë, do të ketë një atmosferë speciale. Duam të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer dhe të arrijmë fitoren”, tha Thiago Motta, trajner i Juventusit.

Pasi të përfundojnë dhe ndeshjet e fundit në grup, 8 ekipet më të mira kualfikohen direkte në fazën e 1/8 ndërsa nga vendi i 9 deri në vendin e 24 do të luajnë dhe dy ndeshje të tjera në fazën play off. Shorti do të hidhet të premten e 31 janarit në Nion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos