Egnatia ka nisur përgatitjet për një tjetër mbrëmje të madhe europiane. Klubi rrogozhinas ka bërë me dije se biletat për përballjen ndaj Midtjylland janë tashmë në shitje, duke u dhënë mundësinë tifozëve të sigurojnë një vend në stadium për këtë sfidë.
Pas paraqitjeve të saj në arenën europiane, Egnatia kërkon edhe një herë mbështetjen e tifozëve në një përballje me peshë. Interesi pritet të jetë i lartë, ndërsa klubi ka nisur të mobilizohet për të pasur një atmosferë sa më të zjarrtë në shkallët e stadiumit.
Tifozët e Egnatias tashmë mund të sigurojnë biletat dhe të bëhen pjesë e një tjetër nate europiane për kampionët e Shqipërisë. (A2 Televizion)