
Spanja dhe Argjentina luajnë sot finalen e madhe të Botërorit.
Spanja vjen në ndeshjen e sotme si fituese e Europianit, ndërsa Argjentina si fituese e Kupës së Amerikës, shkruan A2.
Dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet për sfidën e madhe. Në formacionin e Spanjës bie në sy se trajneri De la Fuente ka zgjedhur të mos ndryshojë asgjë nga rreshtimi që mposhti Francën në gjysmëfinale, duke zgjedhur sërish Fabian Ruiz në vend të Pedrit në mesfushë.
Ndërsa Scaloni ka çuditur me disa zgjedhje, pasi e nis në formacionin titullar me Montiel, De Paul dhe Nico Gonzalez në vend të Molina, Paredes dhe Giuliano Simeone.
Formacionet:
SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Lamine Yamal, Dani Olmo, Baena; Oyarzabal.
Trajner: Luis De la Fuente
ARGJENTINA: Emiliano Martinez; Montiel, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; De Paul, Enzo Fernandez, McAllister; Nico Gonzalez; Messi, Julian Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni. (A2 Televizion)