
Finalja e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës do të ketë një pushim më të gjatë se normalisht, por nuk do të zgjasë 25-30 minuta siç supozohej para disa ditësh, gjë që kishte shkaktuar disa shqetësime te dy kombëtaret finaliste.
FIFA u ka komunikuar dy federatave se pushimi midis pjesës së parë dhe të dytë do të zgjatet vetëm me 2 minuta krahasuar me 15 minutat e zakonshme.
Performancat e Shakira, Madonna dhe Justin Bieber do të zgjasin rreth 11 minuta, shkruan A2.
6 minutat e tjerë do të shërbejnë për montimin dhe çmontimin e skenës, si dhe për ujitjen e fushës.
Ndërkaq, pauzat e hidratimit nuk do të ndryshojnë: janë parashikuar dy të tilla, nga një në mes të çdo pjese.
(A2 Televizion)