Sot kombëtarja shqiptare do të nis zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, te vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Fillimisht kuqezinjtë përballen me Serbinë në 7 qershor në Arenën Kombëtare dhe tre ditë më vonë udhëtojnë në Letoni.
Seanca e parë do të nis këtë të hënë në orën 17:30 në shtëpinë e futbollit, me grupin që pritet të jetë i plotë dhe në dispozicion të trajnerit Silvinjo, shkruan A2 CNN.
I vetmi që është në dyshim nëse do të jetë sot në Tiranë, është Kristjan Asllani i cili të shtunën luajti në finalen e Champions League me Interin. Kuqezinjtë do të kenë 6 ditë kohë për t’u përgatitur për Serbinë, që është dhe kundërshtari direkt i Shqipërisë për vendin e dytë në grupin K. (A2 Televizion)