“Jam shqiptar, votova për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin tim më 11 maj!” De Biasi: Në stadium kundër Serbisë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 22:28 | Futboll

“Jam shqiptar, votova për të zgjedhur qeverinë dhe

“Jam shqiptar dhe për më tepër më 11 maj votova për të zgjedhur qeverinë dhe kryeministrin tim.”

Kështu u shpreh ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN teksa foli për përballjen e 7 qershorit ndaj Serbisë.

De Biasi jo vetëm që ka shprehur përkrahje të plotë për kuqezinjtë, por ka dhënë edhe një mesazh të qartë: “Mos bëni luftë politike, bëni luftë futbolli!”

“Do jem në Arenën Kombëtare, tifozët ta çojnë skuadrën drejt fitores”

De Biasi tha se do të ndjekë ndeshjen nga stadiumi dhe u bëri thirrje tifozëve që të jenë në krah të skuadrës, pa u përfshirë në tensione të kota: “Të marrim 3 pikët dhe të harrojmë pjesën tjetër, që nuk vlen për asgjë.”

Kujtime nga Beogradi: “Nuk ishte më ndeshje futbolli”

Ai rikujtoi sfidën e famshme me Serbinë: “Ishim duke luajtur një ndeshje të barabartë, kishim raste për të shënuar. Pastaj tifozët hynë në fushë, arbitri na çoi në dhomat e zhveshjes – aty gjithçka përfundoi.”, shkruan A2 CNN.

“Sot kemi lojtarë më të mirë se në kohën time – kemi cilësi dhe eksperiencë”

De Biasi vlerësoi nivelin e tanishëm të Kombëtares: “Sot kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe në kampionatet më të forta të Europës. Në kohën time ishin vetëm 2 ose 3.”

Ai theksoi se çelësi do jetë përgatitja fizike dhe forca mendore: “Këta lojtarë nuk kanë nevojë për leksione. Duhet të jenë skuadër dhe të luftojnë deri në sekondën e fundit”, tha De Biasi në emisionin “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos