Flamurtari u rikthye në Superiore, festë e madhe në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 20:14 | Futboll

Flamurtari u rikthye në Superiore, festë e madhe në Vlorë

Pas fitores ndaj Vorës, Flamurtari siguroi ngjitjen në Superligë, duke rikthyer qytetin bregdetar në elitën e futbollit shqiptar. Festa shpërtheu në Vlorë, ku qindra tifozë u mblodhën në hyrje të qytetit për të pritur dhe përshëndetur ekipin.

Ndër ta u vu re edhe prania e presidentit të klubit, Sinan Idrizi, i cili festoi bashkë me “Flotën Kuq e Zi”. Me flamuj, fishekzjarre dhe brohorima, tifozët shprehën entuziazmin për këtë sukses të shumëpritur, ndërsa atmosfera elektrizuese tregoi sa shumë i kishte munguar qytetit ky moment. Flamurtari rikthehet aty ku i takon: në Superligë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos