Gol në miqësore, Mirlind Daku një lider për Rubin Kazanin, sinjale për Sylvinhon

Nga Dea Kozma
5 Shkurt 2025, 12:56 | Futboll

Gol në miqësore, Mirlind Daku një lider për Rubin Kazanin,

Jo vetëm Ernest Muçi, por edhe Mirlind Daku ka qenë protagonist me skuadrën e Rubin Kazanit në miqësoren, përball Termez Surkhon, që përfundoi me shifrat 2-2.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi si fillim golin për 2-1, dhe më pas ishte protagonist me devijimin e tij në golin e dytë.

Një paraqitje pozitive për 27-vjeçarin që mbetet një lider për ekipin e Rubin Kazanit. Në 38 ndeshje, ai ka shënuar 18 gola ndërsa ka dhuruar 10 asist.

Daku mbetet një alternativë e mirë për trajnerin Sylvinho në dy ndeshjet kualifikuese në botëror, të programuara në muajin mars. Fillimisht, Shqipëria do të luajë me Anglinë në Uembli në datën 21 mars, ndërsa tre ditë më vonë pret Andorrën në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos