Ernest Muçi ka shënuar sërish në Turqi. Lojtari i Kombëtares shqiptare shënoi një supergol, teksa luhej minuta e 62 kundër Kirklarelispor, ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë, shkruan A2.
Muçi, pas një aksioni individual nga krahu i djathtë i sulmit, lëshoi një goditje që befasoi mbrojtjen dhe portierin kundërshtar.
Goli pati vlerë të shtuar pasi zhbllokoi takimin, që përfundoi 2-0.
Ky ishte goli i parë për Muçin me Solskjaer në stol.
(A2 Televizion)