I pafat, Hysaj dhuron asist, por dëmtohet në gjurin e majtë

Nga Dea Kozma
4 Shkurt 2025, 12:39 | Futboll

I pafat, Hysaj dhuron asist, por dëmtohet në gjurin e majtë

I pafat Elseid Hysaj në sfidën përballë Cagliarit. Futbollisti i kombëtares shqiptare nuk ka mundur të festojë në mënyrën më të mirë rikthimin e tij si protagonist te skuadra e Lazios. Shkodrani  dhuroi asistin e golit të parë të kryeqytetasve kur pas një kombinimi të bukur me Zakanjin ky i fundit nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë nuk ishte mbrëmja më e mirë për Hysajn që në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1 , la para kohe fushën e blertë i dëmtuar. Nga pamjet u duk se Hysaj  ka ndjerë një shqetësim muskulor, por nuk dihet ende nëse është diçka serioze apo jo, shkruan A2 CNN.

Elseid Hysaj do të kryej këto ditë ekzaminimet mjekësor për të parë shkallën e dëmtimit dhe më pas do të mësohet se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës së lojës. Lazio nuk e uli ritmin dhe në minutën e 64-të Castellanos realizoi sërish për Lazio-n, një gol që i siguroi kryeqytetasve tre pikë me vlerë.

Nga ekspertët e futbollit, Elseid Hysaj u vlerësua me notën 6 ndërsa tani sytë janë nga infermieria për të mësuar shakllën e dëmtimit. Pas kësaj ndeshje Lazio pozicionohet në vendin e parakalon Juven dhe renditet në vendin e 4-ët në Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos