Inter, “poker” golash për fitoren e tetë me radhë jashtë fushe

Nga Erald Kodhelaj
27 Janar 2025, 11:38 | Futboll

Inter, “poker” golash për fitoren e tetë me radhë

Inter fitoi 4-0 në fushën e Leçe, duke i’u përgjigjur fitores së Napolit përballë Juventusit. Zikaltërit ruajtën hapin e kryesuesve dhe u ngjitën në kuotën e 50 pikëve në renditje.

Skuadra e Inzaghit e dominoi lojën prej minutave të para. Në të 6-ën, Frattesi e dërgoi topin në rrjetë, pas aksionit fantastik të Thuram.

Për të mbyllur virtualisht ndeshjen mendoi Lautaro Martinez. Në të 39-ën kapiteni realizoi në mënyrë fantastike, me një predhë në hyrje të zonës.

As aktivizimi i Ramadanit në mesfushë nuk e ndihmoi Leçe-n, që ishte e pafuqishme përballë supremacisë së Interit. Në fraksionin e dytë të lojës, zikaltërit shënuan edhe me Dumfries dhe penalltinë e Taremi.

“Pokeri” i golave konfirmoi një sfidë pa histori, teksa trajneri Simone Inzaghi festoi fitoren numër 200 si trajner në Serie A italiane. Kjo ishte fitorja e tetë me radhë jashtë fushe për Interin në kampionat dhe e gjashta pa pësuar gol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos