Juventusi drejt ndarjes me Thiago Mottën, Mancini favorit për pankinën

Nga A2 CNN
22 Mars 2025, 16:20 | Futboll

Juventusi drejt ndarjes me Thiago Mottën, Mancini favorit për

Eskperienca e Thiago Mottës te Juventusi duket se ka marrë fund. Trajneri, i cili erdhi me synimin për të sjellë një revolucion në lojë dhe mentalitet, pritet të largohet pas ndeshjes kundër Genoas, pavarësisht rezultatit.

Drejtuesit bardhezi kanë vendosur të ndryshojnë trajnerin, por do të presin mbledhjen e asamblesë së klubit më 28 mars. Sipas "Gazzetta dello Sport", emri kryesor për ta zëvendësuar është Roberto Mancini.

Ish-trajneri i Italisë ka pranuar një kontratë katërmujore me mundësi rinovimi nëse Juventusi arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, brenda klubit ka ndasi mbi këtë vendim. Mancini shihet si një trajner që mund të sjellë stabilitet, por nuk është përjashtuar as mundësia e emërimit të Igor Tudor, i cili është i lirë dhe kërkon një kontratë më afatgjatë.

Situata te Juventusi mbetet e tensionuar. Një shembull i kësaj është kartoni i kuq i marrë nga Nico Gonzalez në ndeshjen mes Argjentinës dhe Uruguait. Ai tani do të mungojë kundër Brazilit dhe do të kthehet më shpejt në Torino.

Në një klub që po kërkon qetësi dhe rezultate, këto zhvillime vetëm sa e bëjnë të ardhmen edhe më të paqartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos