Angli-Shqipëri, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi

Nga A2 CNN
21 Mars 2025, 19:41 | Futboll

Angli-Shqipëri, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi

Të gjitha dilemat janë shuar. Shqipëria do të luajë me një sulmues përballë Anglisë në Wembley dhe ai do të jetë beratasit, Myrto Uzuni. FSHF ka publikuar formacionin e sfidës hapëse të kualifikuesve për Botërorin 2026, që Kombëtarja kuqezi do ta nisë nga Londra, duke sfiduar “Tre Luanët” në stadiumin “Wembley”.

Mbrojtja do të rreshtohet me katër, e përbërë nga dyshja e qendrës Gjimshiti-Aliji dhe në krah do të luajnë Ivan Balliu e Naser Aliji.

Angli-Shqipëri, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi

Treshja para tyre si gjithmonë do të jetë e konsoliduar, pasi do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laçi.

Krahët e sulmit do të përbëhen nga dyshja e golave spektakolarë që çuan Shqipërinë e Sylvinho-s në Euro 2024, Jasir Asani dhe Nedim Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos