Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në barazim pa gola, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të ne Kategorine Superiore. Me tre kartonë të kuq, polemika dhe shumë episode, ndeshja në Elbasan dhuroi spektakël.
Që në pjesën e parë , kartoni i kuq i Karamba, prishi planet e trajnerit Ilir Daja.Megjithatë pavarësisht inferioritetit numerik, kryeqytetasit nuk e ulën ritmin.Në të dytën Sala dhe Jago u ndëshkuan, duke e lënë skuadrën shkodrane me 9 futbollistë në fushë. Kjo i dha mundësinë Dinamos të shtonte presionin por mbrojtja e Vllaznisë nuk la hapësira.
Më herët Egnatia bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Partizanit ndërsa Elbasani barazoi 1-1 me Bylisin. Egnatia mbetet kryesuese në kampionat me 48 pikë, 4 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë ndërsa Dinamo kalon Partizanin dhe ngjitet në vendin e tretë, (A2 Televizion)