250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: 4 Korriku është festë e veçantë edhe për shqiptarët

Nga A2 CNN
4 Korrik 2026, 09:44 | Politikë

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: 4 Korriku

Kryeministri Edi Rama ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, duke e cilësuar 4 Korrikun një festë të veçantë edhe për shqiptarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama theksoi se lidhja mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbetet e fortë, pavarësisht, sipas tij, "erërave kundër" që ndër vite kanë tentuar të zbehin këtë marrëdhënie.

Nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos