Tetë ekipe në garë. Katër prej atyre që dominojnë në këtë edicion të kampionatit dhe katër të tjera që synojnë të bëjnë surprizën për të ecur sa më larg në Kupë. Trofeu i dytë për nga rëndësia në vend zhvillon në datat 5 dhe 6 shkurt sfidat e para çerekfinale.
Partizani luan sërish me Laçin, Egnatia sfidohet nga Bylisi, teksa Elbasani do të ndeshet me Vllazninë. Të enjten është programuar edhe ndeshja tjetër, ndërmjet Dinamos dhe Skënderbeut, që fundjavën e kaluar barazuan 1-1.
“Është një ditë feste, pasi është 79-vjetori i themelimit të Partizani. Ndihem shumë krenar që jam pjesë e klubit. Por jemi të përqendruar te Kupa, sepse ndeshemi sërish me Laçin, një ekip i shkëlqyer dhe i fort në fushën e tij. Ndeshja e parë është gjysma e punës. Jam i befasuar që Partizani ka 20 vjet pa e fituar këtë trofe. Kalendari ka qenë i ngjeshur dhe si profesionistë mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, jo për derbin e së dielës me Tiranën”, tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
“Nuk kemi kohë përpushim, erdhi menjëherë ndeshja e radhës. Nuk ka kohë as për festë. Është një kompeticion tjetër, kemi objektivat tanë. Është një ndeshje e vështirë, sepse luajmë përballë një ekipi me eksperiencë. Elbasani ka investuar shumë në këtë sezon. Janë 90 minutat e para, por nisim misionin për të kaluar në turin tjetër të Kupës”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Takimet e kthimit të Kupës së Shqipërisë do të luhen në datën 26 shkurt. Në rast barazimi, fituesi do të caktohet pas shtesave dhe penalltive.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë
Bylis – Egnatia 05.02.2025 13:30
Laçi – Partizani 05.02.2025 13:30
AF Elbasani – Vllaznia 05.02.2025 17:00
Dinamo City – Skënderbeu 06.02.2025 17:00 (A2 Televizion)