“Ky është Botërori i fundit për Ronaldon”, Abazi: Një njeri inteligjent si ai duhet ta mbyllë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 23:46 | Futboll

Eduard Abazi, ish-futbollist i Kombëtares, deklaroi se me shumë mundësi ky do të jetë Botërori i fundit për Cristiano Ronaldon, pasi, sipas tij, mosha bën të vetën.

“Besoj që ky do të jetë Botërori i fundit për Cristiano Ronaldon. Sepse edhe ai vetë e kupton që mosha nuk të lejon në disa episode, siç ishte edhe ai i fundit të ndeshjes. Një njeri inteligjent si Ronaldo, duhet ta mbyllë”, tha ish-futbollisti i Kombëtares në një lidhje direkte me studion e “Mega Botërorit” nga Altin Sulçe, në A2CNN.

Në lidhje me ambientin te ekipi portugez, Abazi theksoi se ka një problem në mesfushën e mbushur me yje: “Bruno Fernandes kërkon të marrë përsipër organizimin e lojës, që në këto momente është e shpërndarë te ai, Vitinha dhe Joao Neves. Po të isha unë trajner, do të lija në stol Bruno Fernandes, sepse ka qenë nota negative në të dyja ndeshjet. Vitinha, Joao Neves dhe Ruben Neves do të ishte treshja më e mirë për Portugalinë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos