Dueli me Uzbekistanin, gjithë vëmendja te Ronaldo, portugezi hedh pas kritikat

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 15:17 | Futboll

Dueli me Uzbekistanin, gjithë vëmendja te Ronaldo, portugezi hedh pas

Cristiano Ronaldo pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes në ndeshjen e Portugalisë ndaj Uzbekistanit. Pas barazimit 1-1 me RD Kongon, ku nuk arriti të shënonte, kritikat ndaj kapitenit portugez janë shtuar.

Në ndeshjen e parë, ndaj RD Kongos, Ronaldo pati vetëm 25 prekje të topit dhe humbi dy raste të mira shënimi.

Megjithatë, trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar besimin te 41-vjeçari, i cili synon golin e tij të parë në këtë Botëror dhe një fitore që do ta afronte Portugalinë me fazën tjetër.

Një gol i Ronaldos do të qetësonte kritikat dhe do ta afronte Portugalinë me kualifikimin në fazën me eliminim direkt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos