Alliu zbulon “fatkeqësinë” e Portugalisë: Argjentina e pranon Messin si liderin e saj, ata jo

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 23:51 | Futboll

Ilirjan Alliu, ish-futbollist i Kombëtares, komentoi situatat e ndryshme në të cilën ndodhen në Botëror Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi po shkëlqen me 5 gola në 2 ndeshje me “Albiceleste”-n, ndërsa portugezi zhgënjeu ndaj Republikës Demokratike të Kongos dhe është në qendër të kritikave.

Në studion e “Mega Botërori” nga Altin Sulçe, në A2CNN, Alliu u shpreh: “Portugalia ka fatkeqësinë e madhe që nuk ka mangësi në asnjë pozicion në fushë. Lojtarët e saj janë nga më të mirët në botë. Kjo do të thotë që te Portugalia ka lojtarë me personalitet të madh dhe ata e shohin veten afër Ronaldos si cilësi. Trajneri duhet ta menaxhojë situatën, se si duhet të sillen lojtarët në fushë. Portugalia ka armik vetëm veten për nga cilësia që ka. Messi e ka lirinë në fushë, Cristiano jo. Messi është me shpejtësi në mendim, Ronaldo ka karakteristika fizike dhe në moshë të madhe bie më tepër në sy rënia fizike. Messi e mbulon me aftësi teknike. Argjentina e pranon Messin si liderin e saj, Portugalia jo”.

Ndërkohë, edhe Edmond Ramaliu ishte në të njëjtën linjë mendimi: “Portugalia e ka më të theksuar këtë pjesën e xhelozisë mes shokëve të ekipit. Është mentaliteti portugez i tillë, prandaj e vuajnë ata. Se edhe te Argjentina, Messi nuk vrapon dhe nuk markon, por 9 të tjerët vrapojnë të gjithë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos