La Liga, Vedat Muriqi shënon për Mallorca, por kaq nuk mjafton

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 18:48 | Futboll

La Liga, Vedat Muriqi shënon për Mallorca, por kaq nuk mjafton

Vedat Muriqi ishte protagonist mbrëmjen e të hënës në barazimin 1-1 që Majorka regjistroi ndaj Ossasunës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ndërsa në të dytën futbollisti i përfaqësueses kosovare arriti të zhbllokojë shifrat nga pika e bardhë e 11 metërshit, shkruan A2 CNN.

Megjithatë vendasit nuk arritën ta menaxhonin mirë rezulatatin deri në fund. Bojomo vendosi barazpeshën në minutën e 94 dhe ndeshja u mbyllën në shifrat 1-1.

Një rezultat që nuk ndihmon asnjë prej skuadrave pasi të dyja ngjiten në kuotën e 31 pikëve me Majorkën që mbetet në vendin e 10 ndërsa Ossasuna në të nëntin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos