Përfaqësuesja e Kosovës regjistroi një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan 2:1 ndaj Islandës në stadiumin “Fadil Vokrri” duke hedhur një hap të rëndësishëm për objektivin, ngjitjen në Ligën B edicionin e ardhshëm.
Lumbardh Dellova kaloi kosovarët në avantazh që në minutën e 19, por festa e vendasve zgjati shumë pak. Islanda riktheu barazpeshën me Oskarsson dhe rihapi llogaritë.
Edhe fraksionin e dytë , ritmi ishte i lartë dhe pas shumë tentativash në minutën e 58 ishte Elvis Rexhbeçaj që realizoi në minutën e 58-të dhe realizoi dhe golin e parë me fanellën dardane.
Edhe pas këtij goli, përfaqësuesja e Kosovës, kishte dhe disa raste të tjera për të thelluar dhe më shumë rezultatin por finalizimi mungoi. Ndeshja e kthimit do të luhet të dielën në orën 18:00 dhe fituesi i këtij çifti, edicionin tjetër do të luajë në Ligën B të Nations League. (A2 Televizion)