Premier League, Chelsea fiton derbin me West Ham dhe parakalon Man. City

Nga Dea Kozma
4 Shkurt 2025, 10:13 | Futboll

Premier League, Chelsea fiton derbin me West Ham dhe parakalon Man. City

Chelsea fitoi derbin përballë West Ham me rezultatin 2-1dhe ngjitet në vendin e katërt të Premier League, duke parakaluar Manchester City-n. Blutë e drejtuar nga Maresca regjistruan një sukses me përmbysje në Stamford Bridge.

Emocionet nuk munguan, në atë që është një prej sfidave derbi më të zjarrta të Londrës. Vendasit provuan të shënonin prej fillimit, me Madueke, që nga distanca e largët nuk arriti të gjente portën.

Në krahun e kundërt, Jorgensen i mohoi fillimisht golin Boëen, por në të 42-ën u dorëzua përballë të majtës së anglezit, që përfitoi nga gafa e Colwill.

Chelsea reagoi, edhe pse barazimi erdhi vetëm në të 64-ën.Pedro Neto shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1, duke finalizuar një aksion që e nisi ai vetë.

Në minutën e 75-të, blutë gjetën edhe rrjetën e avantazhit me autogolin e Wan-Bissaka. Në episodin që vendosi derbin, ish-lojtari i Manchester United devijoi në portën e tij harkimin e Palmer.

Në këtë mënyrë, Chelsea u kthye te fitorja, duke realizuar një parakalim të dyfishtë në renditje ndaj Manchester City dhe Newcastle. Me 43 pikë ata janë të katërtët. Ky sukses bëri vazhdoi traditën edhe ndaj Graham Potter, duke mos lejuar që ish-trajnerët e mëparshëm të bluve të fitojnë në rikthimin në Stamford Bridge si kundërshtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos