Në ditën e Pavarësisë, shqiptari i Kosovës u shënon serbëve

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 21:44 | Futboll

Në ditën e Pavarësisë, shqiptari i Kosovës u

Në 10 duelet e pasdites së Ligës së Konferencës, u prodhuan në total 23 gola. Mes tyre spikat goli i shqiptarit nga Kosova, Valon Berisha, i cili ndëshkoi serbët e Borac Banja Luka.

Berisha shënoi për LASK Linz në minutën e 51-të, ndërkohë që vendasit përmbysën rezultatin në minutat 82 dhe 89, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, Chelsea fitoi 0-2 në transfertën ndaj gjermanëve të Heidenheim dhe kryeson Conference League me pikë të plota. 

Fitore të rëndësishme regjistruan edhe Kopenhagen, APOEL, Panathinaikos, Djugardens dhe Cercle Brugge.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos