
Identifikohen dy shtetaset e huaja që mbetën të plagosura rëndë në aksidentin e minibusit të linjës Berat-Tiranë.
Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, janë një vajzë rreth 20 vjeç dhe një grua rreth 50 vjeç. Mendohet se këto shtetase të huaja ishin turiste, shkruan A2.
Ndërkohë, vijon të jetë e rëndë gjendja e 6 pacientëve që iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale një ditë më parë, mes tyre dhe një i mitur i intubuar.
Ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë në parametra stabël në Urgjencën e Traumës. (A2 Televizion)