Supersfida Holandë-Marok, takimi përtej futbollit, objektiv vetëm fitorja

Nga Dea Kozma
29 Qershor 2026, 16:43 | Futboll

Një nga sfidat më intriguese të fazës së 1/32-ave është ajo mes Marokut dhe Holandës. Të dyja skuadrat e mbyllën fazën e grupeve me nga 7 pikë, me Holandën që fitoi Grupin F, ndërsa Maroku u rendit i dyti në Grupin C vetëm për shkak të golavarazhit më të dobët se Brazili.

Kjo është një përballje me një histori të veçantë. Shumë nga yjet e Marokut, si Achraf Hakimi, Noussair Mazraoui, Anass Salah-Eddine apo Ismael Saibari, janë formuar në akademitë holandeze, ndërsa disa kanë lindur dhe janë rritur në Holandë. Pikërisht për këtë arsye, kjo ndeshje konsiderohet si një "derbi kulturash", për shkak edhe të komunitetit të madh maroken që jeton në Holandë.

Në fushë pritet të spikasin dy emra. Te Holanda, Cody Gakpo mbetet arma kryesore në sulm, i mbështetur nga Frenkie de Jong dhe kapiteni Virgil van Dijk. Ndërsa te Maroku, vëmendja është te Ismael Saibari, autor i tre golave në fazën e grupeve, si dhe te Brahim Diaz e Achraf Hakimi, që kanë qenë vendimtarë në ecurinë e "Luanëve të Atlasit".

Edhe historia është në anën e holandezëve. Dy kombëtaret janë përballur shumë pak herë dhe Holanda ka fituar të vetmin duel të fundit, një miqësore në vitin 2017 me rezultatin 2-1. Megjithatë, Maroku vjen me reputacionin e skuadrës që eliminoi shumë emra të mëdhenj në Botërorin e vitit 2022 dhe kërkon të konfirmojë se ai sukses nuk ishte rastësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos