
Franca e mbylli Grupin I të Kupës së Botës 2026 me një fitore 4-1 ndaj Norvegjisë.
Që në fillim, Mbappé goditi traversën, pastaj kapiteni francez filloi të jepte asiste: ai dha topin për 1-0 të Dembelé në minutën e 7-të, shkruan A2.
Fituesi i Topit të Artë në minutën e 20-të shënoi edhe golin e dytë personal.
Pak sekonda më vonë, skandinavët barazuan me Aasgaard, por Dembelé vulosi fitoren në minutën e 32-të duke e çuar rezultatin 3-1 për “Gjelat”.
Maignan priti penalltinë e Strand Larsen në minutën e 50-të, ndërsa Doué e katërfishoi rezultatin në minutën e 94-të. (A2 Televizion)